Publicistja e njohur në Kosovë, Kimete Berisha, përmes një postimi në facebook, ka komentuar takimin e sotëm mes Thaçit dhe Vuçiqit.

Ajo ka thënë se Thaci është duke bërë pakt me djallin.

“Hashim Thaçi shumë fer, e ka pranuar se po bën ‘Pakt me Djallin’, as si Fausti, as si Paganini, që ia shiti shpirtin djallit për t’ua kënaq shpirtin me violinën e tij popullit”, shkruan Berisha, përcjellë “Bota sot”.

“Kurse tani kur Hashim Thaçi bën ‘Pakt me Djallin për tokën e Kosovës, Ramushi i ruan patatet e Kosovës. Ironi jo po veç kamzhiku i popave ortodoksë ta kish nxjerr ty prej zemre Dreqin, që komplet t’ka ba budallë”, shkruan ndër tjerash Berisha.

Postimi i plotë:

Në kohën kur Hashim Thaçi ia ka shitur shpirtin ‘Djallit’, Ramushi ua ka ndalu shqiptarëve me ble zalloga të Serbisë.

Çfarë potezi i fuqishëm ushqimoro-shpirtëror!

Kimete Berisha
Hashim Thaçi shumë fer, e ka pranuar se po bën ‘Pakt me Djallin’, as si Fausti, as si Paganini, që ia shiti shpirtin djallit për t’ua kënaq shpirtin me violinën e tij popullit.

Se ajo shitja e Paganinit ishte shitje shpirtërore për shkaqe artistike, për Faustin e dini vetë, se Djalli i tij ‘burrë i mirë’, u ra në Djall konstruktiv, nuk i ka ndërru fjalët, i ka ndihmu Faustit me dalë edhe nga Ferri aq i korruptuar që ka qenë, ama Hashim Thaçi bën ‘Pakt me Djallin’ ‘sela?ki’ dhe në emër të popullit për interesat e veta.

Me pas qenë Hashim Thaçi evropian tash iu kish knu kënga e ish shkarravit ftyra e tij nëpër skena operistike, e i kish kalu ‘Urat e Djajve’ nëpër Evropë.

Ama fati i tij ne jemi shqiptarë, e këtu bën çka të duash, s’u mbet më gjë interesant.

Cila është arsyeja që e motivon Hashim Thaçin të bëjë ‘Pakt me Djallin’!
Mendon se Djallin do të shpëtojë nga ferri? Nga terri? Nga burgu?
S’di qysh bazohet në besnikërinë serbe. Djalli me të cilin pati punë Paganini ishte sikushi dhe shumë korrekt me të deri në fund.

Vuçiçi sot i ka thënë Thaçit ‘Srce je moje violina, što je diraš kad ne znaš da sviraš’, e Hashim Thaçi ia ka kthy Vuçiçit: ‘Më mëson Petrit Selimi se ky e ka pas katragjyshin shërbëtor besnik të Krajlit serb, ua din juve foret’.

E po një Dreq ndërkombëtar u ndihmoi këtyre t’i fshehin e ti zhdukin gjurmët e krimeve e të rrnojnë si ‘grofa’.

Gjithmonë neve na ndodh ironia. Në kulmin e fushatës ‘Duaje tënden’, Albin Kurti ia dha shpirtin dhe dashurinë e tij ‘një të huaje’, thuajse s’ka femra shqiptare.
Me femra shqiptare luani, e femrave të huaja ua lani ‘sholjen’, as s’guxoni me ju ndi për s’gjalli se menjëherë ua thërrasin milicinë.

Kurse tani kur Hashim Thaçi bën ‘Pakt me Djallin për tokën e Kosovës, Ramushi i ruan patatet e Kosovës.

Ironi jo po veç kamzhiku i popave ortodoksë ta kish nxjerr ty prej zemre Dreqin, që komplet t’ka ba budallë.

S’di pse s’po ngjitet në skenë edhe Bashkësia Islame. Ju e dini çka do të thotë me pas punë me dreqni. Ju po e dëgjoni Presidentin të thotë se do të bëjë marrëveshje me Djallin edhe i keni fut veshtë n’lesh’.
Apo duhet m’u bë fjalë për Erdoganin për me ju motivu juve me folë.

P.S. Më dëshpëruesja është se asgjë, asnjë e keqe nuk bëhet pa lejen e Zotit.