Ish-imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi e ka quajtur “shejtan të gjallë” të ashtuquajturin mjek popullor Hysri Peçanin, të njohur si Burdushi.

Në një intervistë të realizuar në vitin 2013, Krasniqi kishte deklaruar se Hysri Peçani, i cili ndodhet në paraburgim mbi dyshimet për kryerjen e katër veprave penale gjatë kësaj jave, i manipulon qytetarët e Kosovës.

“Ai është shejtan i gjallë. Shejtanë të gjallë ka plot, por ky është njëri prej tyre. Njerëzit që i bëjnë keq shoqërisë dhe që i manipulon të sëmurit, nuk i konsideroj njerëz. Ai u merr para njerëzve, dhe i rren; i rren”, kishte deklaruar imami Krasniqi.

“Trupi i njeriut është i ndyrë dhe ky [Burdushi, v.j] shkon e merr qata dhe të vorreve. Por, ky e ka gjetur këtë hapësirë. Ky është argat i shejtanit. Dreq. Pamje të njeriut, por shpirtin edhe zemrën e dreqit e ka”, ka thënë Krasniqi.

Burdushi dyshohet për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore, mashtrim, shmangie tatimi dhe mbajtja nën pronësi të paautorizuar të armëve.