Deputeti nga Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka, përmes një postimi ën facebook, ka shkruar se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk i bashkon votat me Listën Serbe për ta rrezuar qeverinë ë Kosovës të udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Sipas Zekës, më afër kësaj logjike janë disa “dosta” të Haradinajt.

“Logjika se “perinati te rese me vdekte djali”, e pastaj nuseja neper ara vetem, eshte logjike qe na thote: Perinati te Haradinajt e Thaçit, le te na kercen Lista Serbe. Ama kete logjike nuk e pranon shumica e deputeteve te LDK se e as elektorati. Ma afer kesaj logjike jane do “dosta” te kryeministrit, te cilet, edhe pse jane ne pushtet me te, 24 ore punojne e veprojne kunder kesaj qeverie…!!!”, shkruan ndër tjerash Zeka, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë:

LDK-ja nuk i bashkon votat me Listen Serbe

LDK-ja vazhdimisht e ka kritikuar qeverine. Edhe ka kerku rrezimin e saje. Edhe zgjedheje te parakoheshme. Ama nga ato njohuri qe kam per kete parti, marrezia nuk mundet me shku deri ne ate pike sa te behen me Listen Serbe per ta rrezuar qeverine, vetem perinati te Haradinajte. Lufta brenda llojit eshte shume me e ashper. Ka deputet te pozites, duke perfshi edhe ndonje kokerr te partise Nisma, qe per ta rrezu Thaçin e Haradinajne, munden mu ba edhe me Listen Serbe, edhe me Rada Trajkoviçin, edhe me Vuçiqin. Jane poë keta njereze qe i paten acaruar mardhenjet me LDK-ne deri ne vellavraseje. Jane po keta njerez qe paradarke shkyenin fotografine e Rugoves ne Parlamentin e Kosoves, e pasdarke uleshin ne preherin e LDK se dhe benin koalicion me ta.

Logjika se “perinati te rese me vdekte djali”, e pastaj nuseja neper ara vetem, eshte logjike qe na thote: Perinati te Haradinajt e Thaçit, le te na kercen Lista Serbe. Ama kete logjike nuk e pranon shumica e deputeteve te LDK se e as elektorati. Ma afer kesaj logjike jane do “dosta” te kryeministrit, te cilet, edhe pse jane ne pushtet me te, 24 ore punojne e veprojne kunder kesaj qeverie…!!!