Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj nëpërmjet Facebookut ka njoftuar për gjendjen e rrugëve në vend pas reshjeve të borës.
Lekaj thotë se rrugët janë të kalueshme por me probleme në zonat malore.

“Situata në rrugët e Kosovës pas fillimit të reshjeve të borës është në kushtet e normales. Probleme të theksuara janë në vendet malore, në rrugën e Prevallës, atë të Rugovës dhe në rrugën e Rozhajës që shpie në pikën kufitare me Malin e Zi. Kompanitë e kontraktuara janë në teren dhe po monitorojmë situatën. Thirrja jonë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion është të keni kujdes gjatë vozitjes”, shkruan Lekaj.