Nëse vendi do shkonte tani në zgjedhje, ato do të fitoheshin nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Pas saj me një diferencë jo shumë të madhe do vinte Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa tek pas PDK-së, vjen Lëvizja Vetëvendosje.

Këto rezultate janë nxjerr nga sondazhi i fundit që ka bërë drejtori i Klan Kosovës Baton Haxhiu.

Rezultatet e partive, renditja e tyre dhe përqindjet që ata do të fitonin, Haxhiu i ka shpalosur për herë ta parë në “BlicInterView” me Astrit Gashin.

Sondazhi është realizuar para dy javësh, ndërsa këto janë përqindjet e tri partive kryesore në vend.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 24 %Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 22%

Lëvizja Vetëvendosje (VV) 18 %“Po sondazhi është i dy javë me parë, LDK është e para me 24, Partia Demokratike me 22 dhe Vetëvendosje 18” ka thënë Haxhiu.