Blogeres Dear Alyne duket se nuk i del inati me komedianin Ermal Mamaqi.

Alyne ka realizuar së fundi një tjetër video ku tregon sërish momentin se si ajo reagoi kur në studion e Xing me Ermalin’ të dashurit të saj iu bë pyetja nëse ai udhëton të takojë vajza të tjera, teksa ishte e pranishme edhe kjo e fundit.

Ajo tregon se si në këtë emision sipassaj ka plot momente seksiste, prej fillimit kur Kejvina – vajza e cila bën pyetje futet në skenë dhe deri tek pyetja.

“Para emisionit, ai i fliste të dashurit tim për kolegen e tij mjaft seksi. Ta përdorësh seksizmin për vëmendje nuk është mirë” thotë Alyne në video, ku prapë i dalin lotët edhe pse thotë se njerëzit menduan se ajo e teproi me reagimin e saj në emisionin e njohur shqiptar. Ajo këmbëngul se pyetja e Kejvinës nuk ishte aspak funny.

Videoja që blogerja ka shpërndarë ka marrë rreth 1.5 milionë shikime/Newsbomb/