Publicisti Xhevat Rexhaj ka reaguar ashpër ndaj kritikave që po bëhet kundër kancelarit austriak Sebastian Kurz, i cili dje në vizitën në Kosovë, ka thënë se Austria përkrah çdo marrëveshje të Kosovës me Serbinë, madje edhe shkëmbimin e territoreve.

Rexhaj në një postim në Facebook, ka thënë se Austria ishte dhe është me Kosovën kur kjo e fundit u bë shtet.

Ai ka theksuar se Kurz nuk ka vrarë kundështarë politikë shqiptarë dhe nuk është bërë milioner me para të vjedhura të familjeve shqiptare, sikurse politikanët në Kosovë.

Sipas tij, kancelari austriak është zëri i hasburgëve që e ndihmuan Kosovën, ndërsa populli e shkatërroi shtetin e vet, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë i Rexhajt:

Austro- Hungaria ishte me Shqipnine, dhe per Shqipnine kur ashte marue shtet. Austria ashte me Kosoven edhe sot, andaj mediat tallava pshtjellin m… kunder Austrise.

Kancelari Austriak nuk ka vra shqiptare kundershtare politike, ai nuk I ka uzurpue pasunite shtetnore tona, ai nuk ka vjedh buxhetin, ai nuk ka shkatrrue aresimin, ai nuk ashte milioner me para te vjedhura te femijeve kosovare, por na jemi te tillet milet bandite me politikaj kriminela e yryshnika qe kane Jane bo politikaj e milioner te dal nga QENEFET e para 20 votes!

Kancelari Austriak ashte zani i Habsburgeve qe na ndihmuen, e ne veten e shkatrruem si shtet.

Rrnofte Sebastian Kurz e Rrnofte Austria.