Në takimin e sotit në Bruksel nuk do te ndodhë as gje e re. Thjeshtë është një takim sa për sy e faqë. Nuk do te flitet me nervozë midis dy dialoguesve Thaçit dhe Vuçiqit. Do të jetë një bisedë sa për te biseduar. Nuk do te jete ndonjë takim i cili do të prodhojë ndonjë efekt,sepse ajo që do te ndodhte veç ka ndodhë ne takimet e fshehta Thaçi-Vuçiq. Kjo ka ndodhë qe moti. Kosova de facto veç është e ndarë. Këta dy qafirat moti janë marrë veshe se Veriu i Kosovës i praruar ne arë dhe argjendtë më kohë zgjatje mbi 5 shekuj, mjerisht do t’i shkojë Serbisë, kurse Kosova do te marrë një leckë letre nga Serbia gjoja se po e njihka Kosovën si shtet, cilin shtet shtetin e copëtuam, shtetin e ndarë, Kosovën pa veriun. Po, po kështu do te ndodhë, sepse çdo gjë ka marrë fund.

Kështu është vendos qe moti, pallavra janë ato qe thonë disa shtete së do ta pranojmë vetëm atë se për çka Beogradi dhe Prishtina merren vesh mes veti, pra e pranojnë ndarjen sepse kështu janë marr vesh. Ndarja e Kosovës veç ka ndodhë. Së shpejti do ta shihni edhe xhandarmerinë serbe të ura e Ibrit. Do ta shihni, pra, sepse kështu janë marr vesh këta dy qafiret e dreqit midis vetiThaçi dhe Vuqiq. Lë te thotë Kryeministri Ramush Haradinaj se korrigjimi i kufijve ka vdek.
Ka vdek vetëm për Ramush Haradinaj e Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj. Korrigjimi i kufijve nuk ka vdekë o Ramush Haradinaj, por kufiri tashmë është ndarë, mundesh vetëm qe Veriun e Kosovës se praruar ne ar dhe argjend ta shohësh veç në ëndërr ashtu siç po e sheh në ëndërr Çakorrin. Këtë edhe vete ti Ramush Haradinaj bashke me Kadri Veselin dhe Fatmir Limaj e lejuat në Seancën e Parlamentit te Kosovës kur nuk votuat qe ta ndalni Thaçin ideatorin për humbjen e veriut për interesat e tij përsonale.

Njësoj do t bije edhe për ju përgjegjësia kombëtare për këtë. Do te bije përgjegjësia edhe te deputetët, të zgjedhurit e popullit të vendosin ne emër të popullit për ndarje e Kosovës. Do te bie ne familjet dhe fëmijët e tyre mallkimi i historisë mbi ta.

Qytetar të Kosovës ne humbjën e Veriut te Kosovës jeni fajtor edhe ju,sepse nuk arrijtët apo nuk deshtët qe te ia ndalni turrin këtij njeriut,por e latë te lirë të lodroj Kosovën si do doi ai.Nuk e di se si do të jetoni pa Veriun e Kosovës, pa këtë arterie gjaku për Kosovën, pa kokën e Kosovës, sepse atje ka qenë burimi i jetës suaj, i fëmijëve të juaj. Ju kënaquni me atë leckën për njohje qe ua sjellë Thaçi nga Serbia, delni edhe në syret me atë leckë një nga nje te gjithë Ju qytetarët e Kosovës që më dije apo pa të i ndihmuat Hashim Thaçit ta humbasim Kosovën.

Zoti na ndihmoftë, se robi jo së jo

Ngushëllime edhe për Ju qytetar të Luginës së Preshevës qe u katandiset keq duke u përfshijë ne këto lojëra makabre te Presidentit rreth bashkimit të Luginës me Kosovën, ishin këta vetëm floskula politike sa për te shpërqendrua vëmendjen nga problemi i Kosovës, sepse Ju do te mbeteni atje ku jeni ,por vetëm do te mbani mend ju dhe fëmijët e Juaj së një President i Kosovës qe kurrë nuk e ktheu kokën nga ju, deshti të ju mashtroi dhe Ju mashtroi bile shumë keq.

Edhe juve qytetar te Luginës së Preshevës Zoti ju ndihmoftë, ju premtoi se do te ju nxjerr nga Serbia, por ju mashtroi prapë ju mbetet atje së ku ishit më parë nën Serbin gjakatare. Edhe Juve ju mashtroi, ishalla vetëm zoti ju ndihmon, sepse se shpejti edhe de facto do ta mësoni të vërteten e hidhur.