Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, i ka quajtur të rreme lajmet se ai do ta marrë drejtimin e Milanit.
Në fillim të kësaj jave u spekulua se francezi ishte buzë arritjes së marrëveshjes me Milanin për ta zëvendësuar Gennaro Gattuson, por Wengeri e ka mohuar këtë në mënyrë kategorike, transmeton Express.

“E vetmja gjë që mund të them është se këto janë lajme të rreme”, tha Wenger për BeIN Sports.

“Nëse bëhem me klub të ri ju tregoj, por këto janë lajme të rreme. Nuk mund t’i kontrolloj thashethemet, por vetëm atë që e bëj në jetë”, shtoi ai.

“Jam thjesht i fokusuar për të bërë punë të mirë për BeIN Sports dhe nuk është e lehtë”, theksoi ai.