Kombëtarja zviceran e ka turpëruar Belgjikën duke e mposhtur me rezultatin 5-2 në kuadër të Ligës së Kombeve.
Zvicra ishte në disavnatazh prej dy golave deri në minutën e 26’ të ndeshjes, mirëpo deri në fund të ndeshjes shënoi plot pesë gola dhe e përmbyti Belgjikën, raporton Gazeta Express.

Thorgan Hazard, vëllai i Edenit, i shënoi dy golat e vetëm për Belgjikën, në minutën e 2’ dhe të 17’ të takimit.

Ricardo Rodriguez shënoi golin e parë për zviceranët në minutën e 26’ nga pika e bardhë, në minutën e 31’ Haris Seferovic shënoi golin e barazimit.

Seferovic shënoi golin e tretë pa përfunduar pjesa e parë.

Nico Eveldi shënoi për 4-2 në minutën e 62’ pas një harkimi të shkëlqyer nga Xherdan Shaqiri.

Kurse golin e pestë dhe fitoren e vulosi Seferovic me hat-trickun e tij në minutën e 85’.

Me këtë fitore zviceranët siguruan gjysmëfinalen dhe morën kreun e tabelës në Grupin 2 të Ligës A me nëntë pikë, aq sa ka edhe Belgjika mirëpo me golaverazh më të mirë. /Gazeta Express