Pasi u bë e ditur se Kosova do të jetë në grup me kombëtaren e Anglisë, filluan edhe reagimet e shumta në rrjete sociale, shkruan Gazeta Express.

Ajo që ra në sy janë edhe fjalët e gazetarit të sportit në AP, Rob Harris, i cili pas shortit postoi në Twitter:

“Kosova në grup me Anglinë në kualifikimet për Euro 2020 – dy dekada pasi Britania luajti rol kyç në luftën ndaj Serbisë, duke detyruar Beogradin të tërhiqet nga Kosova. Grupi A: Angli, Çeki, Bullgari, Mali i Zi, Kosovë”.