Por, pavarësisht se nuk mori një fitore në ring, ai pa dyshim mund të konsiderohet se ka dalë nga lufta si një fitues në çdo kuptim tjetër.

Pasi kishte probleme serioze me jetën në të kaluarën, Fury tani është duke synuar t’i ndihmoj të tjerët të kapërcejnë betejat e tyre, përcjell Periskopi.

Gypsy King’ pritet të marrë rreth 8 milionë funte (10 milionë dollarë) nga përplasja e tij dramatike me Wilder, por ai thuhet se ka ndërmend t’i shpenzojë të gjitha për t’i ndihmuar të varfërit dhe të pastrehët.

Sipas Mirror, ai tha: “Do t’ia jap të varfërve dhe do të ndërtoj shtëpi për të pastrehët”.

”Unë nuk kam pse t’i përdori, nuk jam i interesuar të bëhem milioner apo miliarder. Jam një boksier, jo një biznesmen dhe unë ndoshta do të shkoj në të njëjtën rrugë si çdo boksier tjetër – do vdes në fund të të gjithave”.

”Ju nuk mund të merrni me vete asgjë, kështu që unë mund të bëj diçka me to dhe të ndihmoj njerëzit që nuk mund të ndihmojnë vetveten”, konfirmoi ai.