Kosovës i ka rënë shorti të luajë me Anglinë në Grupin A, në kualifikime për Kampionatin Evropian, EURO 2020.

Kosova mësoi sot gjatë hedhjes së shortit në Dublin se do të bëjë gara në Grupin A për kualifikime në Kampionatin Evropian të vitit 2020, raporton Gazeta Express.

Përveç, Anglisë, ndër kombëtaret më të forta të mundshme që Kosova ka mundur t’i ketë, këto janë tri kombëtaret tjera, mbase më të lehta në letër, në grupin e “Dardanëve” – Çekia, Bullgaria dhe Mali i Zi, transmeton Gazeta Express.

E menjëherë pas shortit, kanë filluar reagimet në Twitter nga tifozët e futbollit. Një tifoz i kombëtares së Anglisë, ka shkruar në profilin e tij pasi mësoi se Kosova do të jetë kundërshtare e kombëtares së tij:

“Ndeshjet e fundit të Kosovës duken mjaft të rrezikshme. Mendoj se do të jenë “Kali i Trojës” në këtë grup. Kujdes”.