Pesëdhjetë pyetjet e radhës të Murat Jasharit drejtuar Xhavit Halitit janë fokusuar më shumë te Hashim Thaçi, vëllezërit dhe babai i tij.

Po ashtu, në këto pyetje ai flet edhe për familjen Jashari dhe tradhtinë që i kanë bërë kësaj familjes që nga paslufta e deri më sot.

Jashari e pyet Halitin se a është e vërtet së babai i Hashim Thaçit, kishte punuar si rojtar pylli?

“A është e vërtetë se i ati Hashim Agë Thaçit kishte armë me leje prej kohës së Rankoviçit? A është e vërtetë se gjyshi i Hashim Agë Thaçit, Sinan Idrizi, ka qenë oficer i OZNA-s, apo jo? A është e vërtetë se gjyshi i Hashim Agë Thaçit Drenicën e ka sjellë në gishtë? Është e vërtetë se Hashim Agë Thaçi pe sjellë krejt Kosovën në gishtë?”, pyet Jashari, Xhavit Halitin.

Jashari tutje pyet se, “a është e vërtetë, kur Ilmi Haradinaj luftonte me familje me gratë e fëmijët (i vogël e i madh), ose Shaban Jashari me tanë familjen, baba e vëllezërit e Hashim Agë Thaçit vetëm shëtitshin?”

Jashari e pyet se SHIK-u dhe PDK-ja pse janë mundu me përul Murat Rifat Jasharin?

“PDK-ja nuk e votoi Murat Rifat Jasharin në postin e Avokatit të Popullit, apo jo? Mund të na thoni arsyen? Kjo punë a është bërë nga PDK-ja “patriotike”? Ju bllokuat Lulzim Jasharin, djalin e Adem Jasharit, që të qëndronte në FSK, apo jo? Natyrisht, nuk bën të jetë djali i “terroristit” në FSK, apo jo? Ju mashtruat djemtë e ri si Bekimin dhe Lulin me disa punë, apo jo? Ju u munduat me i kthy Bekimin dhe Lulin kundër Muratit, apo jo?”, këto janë disa prej pyetjeve që Jashari ia drejton Xhavit Halitit.

Më poshtë, ua sjellim edhe 50 pyetjet e radhës:

351. Por a flet dikush për prindërit e juaj?

352. Të flasim për heroin tonë Hashim Tadiçin, a është e vërtetë se baba tij ishte në punë te shtetit si rojtar pylli?

353. A është e vërtetë se i ati Hashim Agë Thaçit kishte armë me leje prej kohës së Rankoviçit?

354. A është e vërtetë se gjyshi i Hashim Agë Thaçit, Sinan Idrizi, ka qenë oficer i OZNA-s, apo jo?

355. A është e vërtetë se gjyshi i Hashim Agë Thaçit Drenicën e ka sjellë në gishtë?

356. Është e vërtetë se Hashim Agë Thaçi pe sjellë krejt Kosovën në gishtë?

357. A është e vërtetë, kur Ilmi Haradinaj luftonte me familje me gratë e fëmijët (i vogël e i madh), ose Shaban Jashari me tanë familjen, baba e vëllezërit e Hashim Agë Thaçit vetëm shëtitshin?

358. Xhavit Haliti, a më thu se sa vëllezër ke pasur në luftë?

359. Pse jo?? Po prej familjes Haliti, sa kanë qenë në luftë?

360. Po Hashimi kë ka pas në luftë prej familjes së tij?

361. A jeni ju qe jeni munduar të shtinit përçarje mes patriotëve dhe familjeve patriotike?

362. Njerëzit me ndikim patriotik në popull jeni munduar t’i izoloni në familjet e veta, apo jo?

363. A është kjo punë e Serbisë?

364. SHIK-u i ka bërë këto punë, apo jo?

365. SHIK-u nuk është marrë kurrë me serbët, apo jo?

366. Ju jeni munduar me i përça familjet e forta, apo jo?

367. Ju pas luftës keni martuar disa komandantë si në kohën Serbisë, për t’i kontrolluar ma lehtë, apo jo?

368. Ju jeni munduar t’i fundosni personat e fortë që ishin kundër qëllimeve tuaja të fshehta, apo jo?

369. Ju si SHIK apo si PDK jeni munduar me çdo kusht të përulni Murat Rifat Jasharin, apo jo?

370. PDK-ja nuk e votoi Murat Rifat Jasharin në postin e Avokatit të Popullit, apo jo? Mund të na thoni arsyen?

371. Kjo punë a është bërë nga PDK-ja “patriotike”?

372. Ju bllokuat Lulzim Jasharin, djalin e Adem Jasharit, që të qëndronte në FSK, apo jo?

373. Natyrisht, nuk bën të jetë djali i “terroristit” në FSK, apo jo?

374. Ju mashtruat djemtë e ri si Bekimin dhe Lulin me disa punë, apo jo?

375. Ju u munduat me i kthy Bekimin dhe Lulin kundër Muratit, apo jo?

376. Ju i shtini familjet dhe vllaznin njëri kundër tjetrit, apo jo?

377. Kush u nxit dhe interesi i kujt është kjo punë?

378. A jeni ju që shpallet Republikë në territor të Serbisë?

379. A është kjo arsye që flitet për rastin e dy Gjermanive?

380. Dy Gjermanit u bashkuan përsëri, apo jo?

381. Serbia dhe Kosova a do te bashkohen përsëri, ose janë të bashkuar por nuk i thuhet popullit ?

382. Pse shpallja është bërë në Parlament?

383. Pse nuk është bërë shpallja me Referendum të Shtetit të Republikës së Kosovës dhe ndarja nga Serbia, pas tri vjetësh, sikundër deklaruat nga Rambujeja?

384. Pse nuk keni kërkuar ndarjen nga Serbia, siç bëri Mali i Zi?

385. A është bë kjo gjë me qëllim në Parlament, duke e vendos edhe në Kushtetutë se Kosova nuk do të bashkohet me asnjë shtet që e rrethon?

386. A është shumica e Parlamentit të Kosovës me njerëz të SHIK-ut dhe të UDB-ës?

387. A është Parlamenti i Kosovës që votoi Amendamentin për ta hequr autonomin në 1989?

388. A është ky Parlament i sotëm më i mirë se Parlamenti i 1989?

389. A është në këtë Parlament shoku i familjes së Milosheviqit, Behxhet Pacolli me AKR?

390. A është në këtë Parlament shefi i KOS-it në LDK?

391. A janë në këtë Parlament xhelatët e UÇK-së, Xhavi Haliti, Azem Syla dhe Hashim Thaçi me një pjesë të spiunëve të Kadri Veselit në PDK e kompani?

392. A është kështu, apo jo?

393. A është e vërtetë se kjo qeveri është ardhë në pushtet me hajni?

394. A është e vërtetë se 70% e popullit nuk ka votuar?

395. A është logjike që kjo qeveri të jetë legjitime e cila vjen me hajni dhe me 30% të votuesve? A për këtë « demokraci » u luftua në Kosovë, ku pakica të sundoi shumicën ? Pse e bëtë në këtë formë ligjin e zgjedhjeve ti Xhavit dhe ti Jakup që drejtoni Parlamentin ?

396. A është legjitime të vendosë kjo qeveri e 30 përqindëshit për shumicën shqiptare duke qeverisur me serbët ?

397. A është mirë që agjentet e Serbisë bashkë me serbët të qeverisin shumicën shqiptare?

398. A janë kokat e partive politike të Kosovës agjentë të Serbisë LDK, PDK, AKR dhe satelitët e tyre?

399. A janë në gjendje këta politikanët të pranojnë sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën, mbasi arrestohen e likuidohen patriotët deri sipas planeve në 2020, për të hyrë në BE ?

400. Plani i Ahtisarit a ishte plani për kantonizim i Çoviqit?