Pyetjet e radhës të Murat Jasharit drejtuar Xhavit Halitit kësaj radhe kanë të bëjnë për shumë çështje, por aj më kryesore është se Serbia, sipas Jasharit, ka propozuar që në Policinë e Kosovë dhe AKI të bëhen emërimet.

“Njerëzit profesionist dhe me eksperiencë në shërbim, a janë ata që kanë punuar në UDB ose në KOS të Serbisë?”, pyet Jashari.

“A është e vërtetë se në kryesi të AKI mbi 32 vetë janë njerëz të MUP-it, KOS-it, UDB-ës?”, vazhdon pyetja e radhës.

Jashari pyet se a e kontrollon Serbia çdo institucion të sigurisë në Kosovë?

Më poshtë ua paraqesim pyetjet e radhës:

451. Do të thotë se është Serbia ajo që përsëri propozon prokurorët dhe gjykatësit, apo jo?

452. Si rasti i prokurorit antikorrupsion Z. Mustafi i ardhur nga Beogradi, apo jo?

453. Do të thotë emërimet në shtabin e Policisë së Kosovës bëhen me propozime nga Beogradi, apo jo?

454. Do të thotë në kryesi të shërbimin sekret të Kosovës në AKI propozimet bëhen nga Beogradi, apo jo?

455. A është e vërtetë për në AKI është thënë vazhdimisht se duhen njerëz profesionist dhe me eksperiencë?

456. Njerëzit profesionist dhe me eksperiencë në shërbim, a janë ata që kanë punuar në UDB ose në KOS të Serbisë?

457. Kjo, a ishte deviza e UNMIK-ut për AKI-n «duhet marrë njerëz me eksperiencë»?

458. Eksperiencë kanë vetëm ata që kanë punuar në shërbimet sekrete serbe, apo jo?

459. A është e vërtetë se në kryesi të AKI mbi 32 vetë janë njerëz të MUP-it, KOS-it, UDB-ës?

460. Me një fjalë 6 pikat, sipas Tadiçit, a janë arritja më e madhe politike e Serbisë, apo jo?

461. A do të thotë kjo, që Kosova ka shpallë Republikë në territor të Serbisë dhe Serbia kontrollon çdo institucion të sigurisë në Kosovë?

462. Me një fjalë, a është vendi ynë Republika e Kosovës Serbe (RKS) a po?

463. A është Republikë Autonome?

464. Më shumë se autonomi?

465. Republikë ma pak se pavarësi, sipas Tadiçit, apo jo?

466. Qeveria e Kosovës a pranoi që kufiri mes Serbisë dhe Kosovës është vijë administrative?

467. Çka nënkupton kjo punë?

468. A do të thotë se në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk paska kufi shtetërorë sepse jemi një shtet?

469. Mos është kjo arsye që në momentin e shpalljes së pavarësisë, qeveria Hashim Thaçit nuk kërkoi ndarjen nga Serbia?

470. Do të thotë kanë pranuar zyrtarisht që Kosova është pjesë e Serbisë, apo jo?

471. A i thuhet kësaj pune: Tradhti?

472. Cili njeri dëgjohet në Kosovë duke thënë se këta janë tradhtar?

473. Pse?

474. Dikush frikohet, dikush e humb punën, dikush nuk dinë, dikush interesin dhe këta tradhtarët rrejnë popullin se gjoja jemi të pavarur, kalojnë kështu lehtë, apo jo?

475. Serbia në negociata në Vjenë a ka kërkuar moratorium për Kosovën, apo jo?

476. Serbia a ka kërkuar 20 vjet për mos të definohet statusi ji Kosovës?

477. Tani Serbia ka kërkuar 10 vjet, apo jo?

478. Pse?

479. Mos për të fituar kohë?

480. Sot Serbia a ka arritë t’i pozicionon njerëzit e vetë në të gjithë institucionet e Kosovës, apo jo?

481. Sot Serbia nëpërmes njerëzve të vetë dhe SHIK-ut dhe tash të AKI a arriti t’i burgosë shumicën e djemve të UÇK-së?

482. Por edhe 10 vite në 2020?

483. Çka do të ndodhë?

484. Atdhetarët në Kosovë me institucionet e Serbisë a i kanë vetëm dy vende o burgun, o varrin?

485. Ambasadori anglez a deklaroj se Britania e Madhe kishte bllokuar 2 vite rezolutën 1244?

486. Qeveria e Kosovës çka i tha anglezëve?

487. Qeveria e Kosovës a tha që ne si shqiptar jemi fleksibil dhe e pranojmë rezolutën 1244?

488. Francezët a ndërhynë tek anglezët duke thënë mos u bëni më katolik se Papa, mbasi shqiptarët po pranojnë të jenë nën Serbi çka keni ju?

489. A është për këtë arsye se Bou de Marnac ju mbron?

490. A njihet Bou de Marnak për një serbofil i përbetuar?

491. A është e saktë se bashkëpunëtori i ngushte Bou de Marnakut shante dhe përdorte forcën kundër punëtorëve shqiptarë?

492. A është e saktë se ai është antishqiptar i përbetuar?

493. Kur janë rrezikuar Kadri Veseli dhe Azem Syla nga deklarimet e Nazim Bllacës, a është intervenuar për t’i lënë rehat?

494. A është e vërtetë se Kermabon ushtarak i thjeshte (do të thotë jo i shërbimit) edhe ai francez është munduar në kuadër të EULEX-it t’i arrestoj?

495. Kur deshti ta arrestojë Azem Sylën a ndërhyri Bou de Marnac duke e përjashtuar nga posti i shefit të EULEX-it?

496. Me ardhjen e Bou de Marnac si shef të EULEX-it, a u pastruan gjithë punëtorët e vet, të cilët akuzonin Azem Sylën, Kadri Veselin, Hashim Thaçin?

497. Mos harroni se këta njihen minimumi nga koha e Rambujes, apo jo?

498. Ky ekip, me gjithë ju, a e keni futë Kosovën në këtë derexhe, apo jo?

499. A jeni ju që para luftës, gjatë luftës, pas luftës keni vrarë atdhetarë idealist të çlirimtares UÇK?

500. A jeni ju që para luftës, gjate luftës, pas luftës keni vjedhë popullin e Kosovës?

501. A jeni ju që keni bllokuar armatimin në Shqipëri?

502. A jeni ju që çarmatosët UÇK-ën (një punë që nuk kishte mundur Serbia aq lehtë me e bërë)?

503. A jeni ju që grumbulluat informacionet për t’i dërguar djemtë e UÇK-së në burgje?

504. A jeni ju që na prezantuat planin e Çoviqit si planin Ahtisari?

505. A jeni ju që na prezantuat 6 pikat e Samarqiqit si 6 pikat e Ban Ki Munit?

506. A jeni ju që na sollët flamurin nga Beogradi për Kosovën?

507. A jeni ju që na kthyet nën Serbi?

508. A jeni ju që keni shkelë popullin?

509. A jeni ju që do të na detyroni të luftojmë edhe një herë, ndoshta për të realizuar një shtet si duhet, pa këlyshët e Serbisë sikur ju?

510. Xhavit & Co, fatura është tu ecë prapa për të gjitha dëmet, vrasjet dhe keqpërdorime të fondeve të luftës! Nuk shkon edhe shumë kohë dhe Fatura ka me ju trokitur në derë, apo e ndini?

Faktura ju shkoi edhe Sadam Huseinit e Muhamer Ell Gadafit, ashtu ka me ndodh edhe me ju, mos u haitni? Fëmijët e anëtarëve të Shtabit Qendror të UÇK-së si dhe të dëshmorëve të kombit dhe të luftëtarëve të burgosur e të anatemuar nga ju janë rritur dhe po rriten! Të gjithë janë bë Avni Rrustema e Nora Kelmendi, këtë fiksojeni mirë. Unë me këtë pyetësor kam paraqitur vetëm 5% të bëmat tuaja me & Co!

Shqiptarët, sidomos ata që dalin në krye të ngjarjeve historike në mënyrat si dolët ju, Drejtoria Politike e UÇK-së, janë shumë të aftë për intriga dhe mashtrime dhe për pabesi. Këtë e ka treguar historia dhjetëra herë. Kur vjen puna te rreziku, ose kur bëhet fjalë për përfitime financiare, në këtë rast ato udhëheqësi (skundër ju & Co), e braktisin lehtësisht idealin, prandaj dhe i kemi humbur të gjitha kryengritjet ndër shekuj!

Vazhdon…