Real Madrid ka lëshuar një komunikatë zyrtare lidhje me transferimin e Brahim Diazit nga Manchester City.
19-vjeçari ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me klubin mbretëror, transmeton Gazeta Express.

Spanjolli vizitat mjekësore do t’i bëjë të hënën, më 7 janar, dhe do të prezantohet në stadiumin “Bernabeu” duke filluar prej orës 13:30.

Diaz për ekipin e parë të Cityt ka 15 paraqitje, ku ka shënuar dy gola.