Pyetjet e radhës drejtuar Fatmir Limajt nga Murat Jashari kanë të bëjnë me shumë çështje të rëndësishme të cilat kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë.

Jashari e pyet Limajn për Kuvendet e Përgjithshme të veteranëve të UÇK-së, për llogarinë e veteranëve se sa para ishin grumbulluar në të gjitha degën e Fondit “Vendlindja Thërret”, për evidencat nëse i kanë mbajtur dhe dëshmitë e atyre që kanë kontribuar.

Vëllai i komandant Kumanovës, e pyet sa para ishin mbledhur dhe sa ishin mbetur në funt të luftës.

“Sa para i keni dhënë secilës Zone Operative të UÇK-së, cilëve ua keni dorëzuar, sa u keni dorëzuar, si janë harxhuar, a ka raportime nga ata, apo i keni dhënë qesim? Sa para u keni dhënë secilit Anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm, përse ua keni dhënë dhe si i kanë harxhuar, a ka evidenca nga ata dhe raporte po nga ata? Po kur QPK erdhi në Prishtinë, sa para u gjetën në bankën e Kosovës, kujt ia shpërndatë dhe nga sa u dhatë? Sa para u kanë dhënë personalisht Anëtarët e Shtabit të përgjithshëm komandantëve të zonave në dorë dhe a kanë dokumente për këto?”, pyet Jashari.

Ai pyet edhe për Agim Çekun se kush ua rekomandoi për të zëvendësuar Bislim Zyrapin dhe pse një muaj pasi patën filluar bombardimet e NATO-s? “Ku ishte ai më herët?”

“Mjetet e mbetura të Fondit “Vendlindja Thërret“, që ishin pare të djersës e gjakut, ku i latë?”

Ai gjithashtu e pyet edhe nga kush u erdhi urdhri me i arrestu Behajdin Allaqin e Shaban Shalën kur ata mbërritën në Kleckë?

“Behajdin Allaqit e Shaban Shalës natën kush ja çojke qebet, e ditën ia marrke? Kur erdhën me e marrë dy vetë te burgu i Kleçkës, Behajdin Allaqi e Shaban Shala a i kishin këmbët të lidhura, sikurse i kishin edhe duart? A e ke ditur se Behajdin Allaqi ka qenë anëtar i Komitetit Drejtues së LPK-së? A e ke ditur se Afrim Zhitia krahë të djathtë ka pasur Fadil Vatën e Xhemajli Berishën? A e ke ditur se Afrim Zhitia në krahë të majtë ka pasur Behajdin Allaqin e Arif Seferin (ky i fundit nga Kumanova)?”, pyet Jashari.

Ja vazhdimi i radhës:

151. Nëse jo, Pse jo?

152. A e keni bërë pas luftës Raportin Financiar për shpenzimet gjatë luftës?

153. Nëse jo, pse nuk e keni bë? Arsyet.

154. A janë zhvilluar Kuvende apo Mbledhje të Përgjithshme të Veteranëve të UÇK-së, sa dhe kur?

155. A keni dhënë llogari në ato kuvendet e Veteranëve se sa para (Dollarë USA, Franga Zvicerane, Marka Gjermane, Rubla etj) janë grumbulluar në të gjithë degët e Fondit ‘Vendlindja Thërret’? A i keni këto evidenca. A u keni dhënë dëshmi të gjithë atyre që kanë kontribuar? A i kini kopjet e atyre grumbullimeve?

156. Sa para u harxhuan për luftën dhe sa mbetën në fund të luftës?

157. Sa para i keni dhënë secilës Zone Operative të UÇK-së, cilëve ua keni dorëzuar, sa u keni dorëzuar, si janë harxhuar, a ka raportime nga ata, apo i keni dhënë qesim?

158. Sa para u keni dhënë secilit Anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm, përse ua keni dhënë dhe si i kanë harxhuar, a ka evidenca nga ata dhe raporte po nga ata? Po kur QPK erdhi në Prishtinë, sa para u gjetën në bankën e Kosovës, kujt ia shpërndatë dhe nga sa u dhatë?

159. Sa para u kanë dhënë personalisht Anëtarët e Shtabit të përgjithshëm komandantëve të zonave në dorë dhe a kanë dokumenta për këto?

160. A ka ndodhur që ndonjë veteran i UÇK-së të ketë kërkuar të jepet llogari në Kuvendet e Veteranëve të saj dhe ç’përgjigje u keni dhënë, apo i keni denigruar?

161. Po në Kryesinë e PDK, e cila përbëhet nga ish Drejtoria Politike e UÇK, a e keni diskutuar këtë lloj llogaridhënie për fondet e grumbulluara gjatë luftës?

162. Nëse e keni diskutuar, në çfarë përfundime keni dalë dhe çfarë vendime keni marrë dhe si i keni zbatuar ato?

163. Në Qeverinë e Përkohshme, kryeministër ka qenë Hashim Thaçi, a po jo?

164. Ministër i Financave ka qenë Adem Grabovci, a po jo?

165. Ky Grabovci a ka raportuar ndonjëherë si gjatë luftës edhe pas saj se sa para ka pasur dhe si i ka harxhuar, ku i ka harxhuar, sa kanë mbet dhe si i keni përdorur pas lufte?

166. Nëse ka raportuar pse nuk i bëni publike ato raportime?

167. A e dini sa veprimtarë të Fondit „Vendlindja Thërret“ kanë qenë? Mujë Rogovën për atë mosraportim e keni shpërblye me pozitën e rektorit të Universitetit të Prishtinës?

168. Nëse jo, Pse jo?

169. Sa mjete janë grumbulluar nga secili prej tyre? A ka evidenca të sakta rreth tyre?

170. Nëse s’ka, pse nuk janë ba ato evidenca?

171. A e dini veç e veç për shtete se sa veprimtarë të tillë kishte?

172. Nëse jo, Pse jo?

173. Sa persona (familje) kanë kontribuar brenda Kosovës për luftën, me çfarë kanë ndihmuar? Kush ishte caktuar me i evidentuar ato?

174. A dihen të gjitha familjet me emra që kanë mbështetur luftën dhe si i kanë mbështetur?

175. Po familjet që e kanë kundërshtuar UҪK-në a janë të evidentuar? Po personat që i kanë shërbyer haptas Serbisë gjatë luftës, a i keni në evidencë?

176. Sa ka kushtuar lufta?

177. A e din ti këtë?

178. Nëse jo, Pse jo?

179. A ishte Komandant i Përgjithshëm i UÇK-së Azem Syla (Daja) dhe Kush e emëroi?

180. Pse ky alamet Komandanti nuk kërkojë të bëhet Raporti përfundimtar për luftën?

181. Pse nuk e ka bërë ai vetë, pasi ishte edhe Ministër dhe ty të kish zëvendës ministër, apo jo? Cili është kontributi yt në këtë mosraportim dhe mos bërje analize? Po kryeministri i QPK, çfarë urdhra u ka dhënë lidhur me mos kryerjen e asaj analize?

182. Po nga Shtabi Përgjithshëm analiza e luftës a është bërë? Po ndonjë akademi shkencore për atë luftë pse nuk keni organizuar këto 13 vjet pas lufte?

183. Agim Çekun kush ua rekomandoi për të zëvendësuar Bislim Zyrapin dhe pse një muaj pasi patën filluar bombardimet e NATO-s? Ku ishte ai më herët?

184. Mjetet e mbetura të Fondit “Vendlindja Thërret“, që ishin pare të djersës e gjakut, ku i latë?

185. A keni bërë Raport për çdo luftëtar të vrarë, tani dëshmorë; rrethanat e vrasjes, si u vra, në cilën betejë? Apo fshiheni pas librave që boton Redaksia e Dëshmorëve pranë Radio Kosova e Lirë? A e keni financuar atë Redaksi dhe për sa vëllime?

186. A keni bërë Raport veç e veç për çdo të plagosur; ku u plagu, në cilën betejë, ku i ka plagët? A ka raport mjekësor për secilin të plagosur?

187. Pse Jo?

188. Nga kush u erdhi urdhri me i arrestu Behajdin Allaqin e Shaban Shalën kur ata mbërritën në Kleckë?

189. Behajdin Allaqit e Shaban Shalës natën kush ja çojke qebet, e ditën ia marrke?

190. Kur erdhën me e marrë dy vetë te burgu i Kleçkës, Behajdin Allaqi e Shaban Shala a i kishin këmbët të lidhura, sikurse i kishin edhe duart?

191. A e ke ditur se Behajdin Allaqi ka qenë anëtar i Komitetit Drejtues së LPK-së?

192. A e ke ditur se Afrim Zhitia krahë të djathtë ka pasur Fadil Vatën e Xhemajli Berishën?

193. A e ke ditur se Afrim Zhitia në krahë të majtë ka pasur Behajdin Allaqin e Arif Seferin (ky i fundit nga Kumanova)?

194. Ku mbetën anëtarët e tjerë të Komitetit Drejtues të LPK-së?

195. Mbledhja e III-të e Përgjithshme e LPK-së u mbajt më 4 tetor 1991, në Ujmir (Klinë), në shtëpinë e Sadri Shalës, ke qenë i informuar për këtë mbledhje dhe nga kush?

196. Partia e juaj kishte të deleguar ose përfaqësues në atë mbledhje, në Ujmir?

197. A mund të na i japësh të deleguarit me emër e mbiemër?

198. A kanë raportuar në kryesinë e Partisë suaj këta delegatë, kur dhe ku?

199. Mbledhja Konsulltative e LPK-së, u mbajt në Kollare (Kërçovë) në prill të vitit 1993, ke ditur për këtë mbledhje?

200. Partia e juaj kishte delegatë në atë mbledhje?

Vazhdon…