Ka filluar parakalimi në tapetin e kuq në Brit Awards derisa Dua Lipa ka pasur njërën prej paraqitjeve që do të përflitet gjatë. Kosovarja ka parakaluar me një fustan interesant ku në pjesën e sipërme ajo nuk ka të veshur fare jelek

Yjet më seksi të muzikës do të jenë në London 02 Arena në Greenwichin veriore të mërkurën në mbrëmje derisa pritet që të mbahet Brit Awards 2019.

Mbrëmja,m që do të prezantohet nga Jack Whitehall për vitin e dytë më radhë, e sheh P!nk (39), të nderuar me çmimin e saj për karrierë të jashtëzakonshme në muzikë.

Në anën tjetër ndër të parat që kanë arritur në tepihun e kuq është Dua Lipa që është paraqitur me një fustan të veçantë, deri tani më i përfoluri kurse nga yjet e tjerë ka parakaluar edhe Lily Allen dhe Maya Jama.

Ndërkohë Rita Ora ende nuk e ka bërë parakalimin e saj.

Brit Aëards pritet që të filloj sonte në ora 21:00 në Londër dhe është eventi më i madh i muzikës në Britani dhe Europë. /GazetaExpress/