Aktori Fatmir Spahiu, i njohur me karakterin e tij Bufi, është personi i parë publik nga skena e artit që ka reaguar për taksën

Ai këtë e ka bërë me anë të një statusi në Facebook ku ka kërkuar nga kryeministri Haradinaj që ta pezullojë taksën kundër Serbisë.

“Kryeministër, pezulloje taksen. Na ke bo krenar me vendimin tënd deri tash. Politikisht ke me dal mirë nëse e dëgjon këshillën e miqve te çmueshëm. Kushdo që të këshillon ndryshe, keq e ka! Pezulloje burrë se shkumë poshtë!”. /GazetaExpress/