Portali spanjoll “Sport.es” shkruan se mesfushori shqiptar, Labinot Kabashi, është blinduar nga gjiganti katalunas, Barcelona. “FC Barcelona dhe lojtari Labinot Kabashi kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës. Ai ka vazhduar me klubin katalanas për dy sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor, 2021. Labinoti do të ketë një klauzolë blerje prej 40 milionë euro, por që do rritet ajo për 100 milion nëse ai aktivizohet për ekipin e parë”, shkruan mes të tjera “Sport”.


Sport. es nga Spanja

Kabashi është me prejardhje nga Polaci i Skenderajt, por ka lind në vitin 2000 në Vantaa të Finlandës. Djaloshi që vjen nga akademia e Barcelonës, pritet të jetë e ardhmja e fuqishme e kësaj skuadre.

“Unë dua të falënderoj FC Barcelonën për besimin që ka pas gjithmonë në mua, pavarësisht lëndimeve që kam pësuar në vitet e fundit”, tha mes të tjera Kabashi.