Një sondazh i realizuar nga gazeta “Bota sot” në faqen e saj në Facebook, me pyetjen se “Nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, cilin do ta votonit për kryeministër”, ndërmjet Albin Kurtit dhe Ramush Haradinajt, ka nxjerr fitues kreun e Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjithsej 10,600 votues në sondazh, 6 mijë nga ta votuan Kurtin, ndërsa 4,600 e votuan Ramush Haradinajn.

Kjo përballje në këtë sondazh mes këtyre të dyve, ka ngjallur interesim të madh tek lexuesit, ku komentet ishin mbi 1000 sosh./Botasot