Duket se prezantuesi dhe humoristi i njohur, Besim Dina, ka gjetur fatin e jetës.

Ai është ndër personazhet televizive më të njohura në Kosovë, e jo rrallë herë bën shaka me faktin se ai nuk po mund të gjejë gruan që do ta shoqërojë gjatë jetës, duke marrë parasysh moshën.

Besimi njihet si person privat dhe nuk është folur shumë për lidhjet e tij.

Por, duket se Besimi ka gjetur fatin e jetës.

Të paktën kështu është parë në një nga qendrat tregtare në Prishtinë.

Në disa fotografi të siguruara nga Dardaniapost, ai shihet në shoqëri e një biondeje.

Pritet të shihet nëse ai do ta konfirmojë këtë në ditët në vazhdim./Dardaniapost/