Eliza, e cila vitin e kaluar kurorëzoi dashurinë e saj me martesë me Peter Palandjian, është shumë krenare për projektin e saj të fundit filmik, teksa po shijon pritjen e ëmbël të fëmijës së saj të parë.

“Do të jetë një fëmijë hipi (term i njohur sidomos në vitet 1960, një person me pamje të pazakontë, zakonisht me flokë të gjatë, të lidhur me një nënkulturë që përfshin një refuzim të vlerave konvencionale)”, ka thënë me shaka, Dushku.

Mbi të gjitha, ajo i siguroi fansat e saj se nuk e ka ndër mend që të heqë dorë nga aktrimi apo të largohet nga Hollywoodit, pasi të bëhet nënë, përkundrazi ajo do të vazhdojë të punojë edhe më fuqishëm për t’i çuar përpara kauzat e saj.