Komediani Ermal Mamaqi i ka thënë disa fjalë për këngëtaren Elvana Gjata.

Mbrëmë është dhënë premiera e komendisë ‘2 Gisht Mjaltë’, me aktorë protagonistë dy personazhe shumë të dashur si Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata. Kjo premierë ka bërë bashkë personazhe publikë shumë të njohur, biznesmenë, por jo vetëm, shkruan lajmi.net.

Filmi ka marrë kritika pozitive ndërsa sot Ermali i ka thënë publikisht disa fjalë për Elvana Gjatën.

Këtë e bëri nëpërmjet publikimit të një videoje në Instagram pranë të cilës ka shkruar: Elvana Gjata të falenderoj për çdo gjë që je!