Hurmat janë prej ushqimeve më të shëndetshme në planet, ndërkaq lista e mënyrave se si ato e përmirësojnë shëndetin tonë është e pafundme.

Disa prej përfitimeve shëndetësore që na sjell konsumimi i hurmave:

– Hurmat janë të pasura me kalium, i cili e ulë rrezikun e sulmit në tru deri në 40% dhe e përmirëson funksionin e sistemit nervor

– Përmbajtja e lartë e fosforit po ashtu e përmirëson funksionin e trurit

– Hurmat janë të mbushura me kalcium i cili e përmirëson florën intestinale, dhe në mënyrë efikase e trajton diarrenë

– Hurmat janë të mbushura me fibra, prandaj e përmirësojnë procesin tretës dhe e shtypin apetitin

– Duke qenë një prej burimeve më të pasura të hekurit, hurmat janë të shkëlqyeshme për trajtimin e anemisë dhe për rritjen e rrjedhës së oksigjenit në tru

– Përmbajtja e lartë e magnezit, e cila i zgjeron enët e gjakut, ndikon në zvogëlimin e shtypjes së gjakut

– Hurmat e detoksikojnë trupin, e lirojnë kapsllëkun, e shpejtojnë metabolizmin, etj.

– Hurmat janë të mira edhe gjatë shtatzënisë sepse e lehtësojnë dhimbjen, e zvogëlojnë gjakderdhjen, e lehtësojnë procesin e lindjes dhe e parandalojnë depresionin pas-lindjes

– Hurmat e krijojnë ndjenjën se jeni ngopur me ushqim, dhe rrjedhimisht ndihmojnë në humbje të peshës.