Sabri Fejzullahu ka përmendur emrin e Florit si ndër artistët që blen më së shumti klikime në këngët e tij, gjatë bisedës në emisionin #Gjesi në T7.

Ndërsa Florit nuk i ka ikur kjo deklaratë për të cilën ka shkruan në Instagram: “Ncncncnc 🤦🏻‍♂️ pse be axha Sabri kapesh me mu? Edhe po ti kem ble sti kam marr ty paret! pse be po merzitesh kaq shume? Pash mu mo be! Flori dhe kur tjeret kan honger 💩 I ka lon me u ngi mire se nuk kam qen, nuk jam e as kam me qen najher une shembulli per blerje klikimesh!!! Kerkujt si futem n’xhep e n’jeten e vet. Kur i bojn vet shume klikime nuk nihen vec ferkojn gjoksin kishe jon artista t’mdhej, kur nuk i bojn vet e i bojn tjeret merren me llafe.🤦🏻‍♂️ nejse e vertet klikimet edhe mund te blihen Axha Sabri po si me ja bo kur ta blejn Karrieren😉“.

E ndërsa deri më sot Sabriu nuk ka bërë ndonjë reagim, ai tani ka shpërndarë postimin e Florit për të, duke reaguar si do të reagonte Sabriu, duke i dërguar shumë zemra.