Majdanozi luan një rol të mirë në parandalimin e efekteve degjeneruese të diabetit në mëlçi, e balancon sheqerin në gjak dhe ndihmojnë balancimin afatgjatë të peshës.

Veç kësaj, majdanozi është dëshmuar ta ulë rrezikun e kancerit, t’jua mbrojë enët e gjakut, ta luftojë inflamacionin në trup, ta forcojë sistemin e imunitetit, dhe t’ju mbrojë nga një shumëllojshmëri e sëmundjeve – nga arteroskleroza, diabeti, kanceri në zorrë të trashë e deri tek astma.

Por, majdanozi gjithashtu është një prej mënyrave më efikase për trajtimin natyral të këmbëve të ënjtura.

Këmbët zakonisht ënjten si rezultat i akumulimit të ujit, njohur ndryshe si edemë, e që zakonisht shkaktohet nga shtatzënia.

Edema mund të shkaktohet edhe nga konsumimi i tepërt i ushqimeve të përpunuara dhe me kripë, i stilit të jetesës duke qëndruar në ulë, por edhe nga përdorimi i medikamenteve të caktuara.

Si të bëni çaj majdanozi në shtëpi për ta trajtuar problemin e këmbëve të ënjtura?

Vlojeni një ibrik ujë dhe vendoseni ujin në gotë çaji. Pastaj, shtojeni një çerek të prerë të gjethit të majdanozit.

Lëreni ashtu për 5-7 minuta dhe pastaj pijeni.