Reperi i njohur Skerdi ka qenë shumë i përfolur ditëve të fundit.

Javë më parë u dha lajmi se ai dha dorëheqje nga labeli “RedBox”, që e krijoi atij shumë hite.

Në një shkrim të sinqertë të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, Skerdi ka treguar për modestinë që e karakterizon, duke u thënë fansave se gjithmonë e ka parë veten si një njeri të thjeshtë.

“Të dashur ndjekës, tani është koha të flas unë. Tërë jetën time, jam munduar të fokusohem në muzikë sepse vetëm aty e kam gjetur veten. Rrallë herë i kam dhënë rëndësi veshjes edhe pse jetojmë në një kohë në të cilën po s’u duke mirë ‘nuk je IN’, gabim! Unë nuk mendoj kështu ose thënë ndryshe unë nuk jam ky. Unë nuk i jap rëndësi markave të shtrenjta, para kësaj kam gjëra më të rëndësishme. Unë nuk i jap rëndësi një makine të shtrenjtë e as një jete prej luksi. Kam blerë rroba aty ku blini edhe ju të dashur ndjekës, dhe nuk më vjen turp, pavarësisht se jam këngëtar dhe e do profesioni, por unë jam ky – Skerdi i thjeshtë që do t’ju servoj vetëm muzikë të bukur. Nuk dua që unë të identifikohem për firma, makina luksoze apo pushime super të shtrenjta, dua që ta dëgjoni muzikën time, për këtë kam luftuar gjithmonë dhe do vazhdoj edhe më tutje. Dhe për fund, nuk është turp po u vishe lirë, turp është krimi apo gënjeshtra. Unë jam ky, dhe dua që të më vlerësoni për këtë gjë. Ju dua juve që më mbështetni por edhe juve që kritikoni”, janë fjalët e Skerdit në Instagram.