Analisti politik, Haki Abazi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se nuk ka barometër me sensitiv se Milaim Zeka.

Sipas tij, deputeti Zeka manipulon me thjeshtësi, përcjell “Bota sot”.

“LVV apo disa që janë PSD ndoshta edhe kanë gjuajtur me qëllim me molotov apo e ka bërë vet SHIK-u për të armiqësuar, por LDK është shumë me madhe se intatet që do me i mbjellë Milaimi dhe njerëzit sikur ai dhe LDK nuk harron me çka është gjuajt prej 1997 deri në 2003 dhe kush ka festuar për vrasjet e njerëzve eminent të LDK-së”, ka shkruar Abazi.

Ja postimi i tij:

Cka tregon frika e Milaim Zekes per koalicionin LDK -LVV

Nuk ka barometer me sensitiv se Milaim Zeka, ai tregon, reagon dhe manipulon me thjeshtesi. Nuk eshte i vetmi qe ka frike por eshte me i “guximshmi” qe ta shpreh hapur. Ditet e perrallave te pseudopatrioteve te Thacit bashke me te po ju vie fundi. Ky fund ka filluar qe nje kohe por tani qytetaret e kane te qarte se kush e ka shkarravitur me fatin e vendit dhe qytetarit. Ky fund eshte me drejtesi e demokraci, dhuna nuk eshte ajo qe Shqiptaret e zgjedhin apriori ndryshe nga zullumi deri tani ish dashte me kalle me jeleke te verdhe e te kuq. LVV apo disa qe jane PSD ndoshta edhe kane gjuajtur me qellim me molotov apo e ka bere vet SHIKU per te armiqesuar, por LDK eshte shume me madhe se intatet qe do me i mbjelle Milaimi dhe njerezit sikur ai dhe LDK nuk harron me cka eshte gjujte prej 1997 deri ne 2003 dhe kush ka festuar per vrasjet e njerezve eminent te LDK. LDK e di shume mire edhe qendrimin e Ibrahim Rugoves qe Thaci me u mbajte larg prej pushtetit se do te shkoje shteti. Nuk ka votues te LDK qe pranon me pa koalcion me PDK e Thacit. Kjo eshte me be kontrate me varrmihesin tend.

Durimi i LDK qe duhet ta aplikoje pikerisht tani sepse durimi per te marre voten qytetare eshte i domosdoshem para tundimit qe te hyje ne matematika qe mund te ja zgjase fundin Thacit dhe te tjereve rreth tij. Nuk eshte lehte por nuk eshte as e veshtire, eshte nje perqindej qe ndoshta eshte 3% qe jane pjese te sistemit thithes e zhvates e degradues. Ky fund eshte duke trishtuar Milaim Zeken e besa edhe te tjeret qe e kuptojne qe fuqia e koalicioni LDK-LVV ne partneritet me Diasporen e Shoqerine Civile nuk eshte vetem zhvillimor e shtetformues por eshte edhe kapacitet i mbrojtjes se integritetit territorial nga pazaret, rikthimit te nderit e dinjitetit qytetare , vendosjes se dijes perpara dhe vendosjes se drejtesise mbi te gjitha.