Këngëtarja Yllka Kuqi është shumë e pëlqyer nga mijëra fansa për muzikën e saj.

Së fundmi, Yllka ka vendosur që të ndajë me ndjekësit një imazh, përmes së cilit ka treguar një mesazh të çuditshëm që i kishte arritur në InstaDirect.

Bëhet fjalë për një nga ndjekësit që i kishte shkruar tri herë por në periudha të ndryshme, se kisha nevojë urgjente të bisedonte me këngëtaren.

E habitur nga kjo gjë, Yllka ka shkruar me ironi se kjo është ajo që e quan vërtet “urgjente”, kur tri herë brenda tre muajve të ndryshëm, dërgohet i njëjti mesazh me të njëjtën përmbajtje.