Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Bushat, ku raportohet se dy femra kanë ndërruar jetë.

Mësohet se një mjet tip “Mitsubishi” dhe një mjet tip “Audi” janë përplasur në afërsi të fshatit Melgushe.

Ndërkohë shtetaset që kanë ndërruar jetë janë: Diana Mjeshtri (45 vjeçe), si dhe Luljeta Zefi (39 vjeçe), banuese në Shkodër.

Të dëmtuar janë shtetasit L. K. 55 vjeç, E. P. 23 vjeç, J. P. 28 vjeç, B. M. 32 vjeçe dhe P. Z. 66 vjeç, të cilët u dërguan në Spitalin Rajonal Shkodër./TopChannel/