Mbrojtësi i majtë i Juventusit, Alex Sandro, është pranë kalimit te Paris Saint-Germainit, bën të ditur AS.

Sipas gazetës spanjolle, dy klubet tashmë i kanë nisur bisedimet për transferimin e futbollistit brazilian në kryeqytetin francez.

28-vjeçari pritet t’i kushtojë kampionit të Ligue 1 rreth 50 milionë euro në rast se arrihet marrëveshja për blerjen e tij.