Gareth Bale është subjekt i interesimit të vazhdueshëm nga Liga Premier.

Dhe tashmë interesimi pritet që të intensifikohet me anësorin uellsian i cili do të tërheqë interesim shumë të madh.

AS shkruan se klubi mbretëror tashmë ka caktuar çmim për anësorin.

Janë plot 112 milionë funte që klubi mbretëror spanjoll është në gjendje që t’i paguajë për të.

Ndër klubet më të interesuara për shërbimet e tij thuhet se është Manchester United.