Bebe Rexha po vazhdon të shënoj suksese të një pas njëshme në tregun amerikan.

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, së fundi ka mbuluar kopertinën e revistës së njohur amerikane ‘Nylon’, shkruan Indeksonline.

Në këtë numër të ri të revistës këtë muaj, Bebe vjen atraktive dhe joshëse në një fustan plot shkëlqim.

“Shikojeni vajzën tuaj në kopertinën e revistës ‘Nylon Mag’ ahhh e dua shumë” ka shkruar Bebe.