Dua Lipa është në kopertinën e revistës prestigjoze ‘ELLE’ për muajin maj.

E pyetur sa e lidhur ndihet me Kosovën, meqenëse ka shpenzuar kohën më të madhe në Londër, Dua Lipa përgjigjet:

“Kosova më ka definuar si njeri. Ne kemi një sens të çmendur komuniteti. Njerëzit i dinë punët tuaja përpara se ti marrësh vesh ti, por gjithmonë më kanë treguar shumë dashuri. Dikush më tha në një intervistë: ‘Ju keni etikën e punës së emigrantëve’, por është më shumë sesa kaq, kur ti do që të të marrin seriozisht. Të jesh nga Kosova apo Shqipëria, ka një paragjykim për këtë. Në filma, çdo shqiptar është një mafi. Po përpiqemi të ndryshojmë atë që njerëzit mendojnë për vendin tonë.”, tha këngëtarja shqiptare.

Dua do të jetë fytyra e ballinës së revistës franceze “Elle” për numrin e ri muajin që po vjen.