Disa grabitës ende të paidentifikuar kanë grabitur një makinë të blinduar që po transportonte para.

Gjatë vjedhjes ka patur të shtëna me armë dhe dyshohet se një person ka mbetur i vdekur. Mbetet ende për t’u konfirmuar ky detaj i rëndë.

Ende nuk dihet sesa është shuma e vjedhur e parave që makina transportonte drejt aeroportit të Rinasit.