Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, beson se edhe skuadra e tij edhe Liverpooli meritojnë të shpallen kampionë të Ligës Premier këtë sezon.

“Të dyja skuadrat e meritojnë titullin, edhe Liverpooli, edhe ne. Ekipi që do ta humbë nuk duhet të ketë pendime, sepse do të japin gjithçka”, është shprehur spanjolli.

Sa i përket derbit kundër Manchester Unitedit, ai ka thënë se çelësi i fitores ishte angazhimi në pjesën e dytë dhe inkuadrimi i Leroy Sane.

“E kuptoj presionin që e kemi për të qenë aty (në krye të tabelës), por folëm në pauzë që duhej të rrezikonim dhe të luanim për fitore. Nuk ka rëndësi nëse humbnim, duhej ta kërkonim fitoren”.

“Tash na mbetet të shkojmë te Burnley dhe të fitojmë. E di se nuk do të jetë e lehtë. Njerëzit do të flasin shumë”, ka shtuar Guardiola pas ndeshjes.