Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, pas takimit me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, edhe një herë ka bërë thirrje për siç ka thënë “së paku, pezullimin e taksës ndaj produkteve serbe”.

Siç ka shkruar në Twitter, Hahn, është e rëndësishme që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të rinisë me shpejtësi.

“Takim i mirë me presidentin Hashim Thaçi. Është e rëndësishme që dialogu Kosovë-Serbi të rinisë me shpejtësi, gjithashtu është edhe në interes të stabilitetit dhe progresit më të gjerë rajonal. Unë përsërita qëndrimin e Bashkimi Evropian se taksa ndaj prodhimeve serbe duhet të paktën të pezullohet”, ka shkruar ai në Twitter.