Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i trishtuar për zjarrin që përfshiu katedralen Notre Dame në Paris.

“I trishtuar për zjarrin që përfshiu gjatë ditës së sotme, monumentin 850-vjeçar të qytetërimit, Katedralen Notre-Dame de Paris! Kjo ngjarje i ka prekur miliona njerëz që bashkëjetuan ndër shekuj me këtë mrekulli të fesë, artit dhe kulturës. Bashkëndjej me kryeministrin francez, Edouard Philippe dhe popullin e vendit mik, për këtë humbje të madhe”, ka shkruar në Facebook, Ramush Haradinaj.