Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përshëndetur deklaratën e Kuvendit të Kosovës, që u miratua sot, e cila kërkon zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyçi dhe dënimin e përgjegjësve për këtë krim.

Postimi i plotë:

Miratimi i Deklaratës së Kuvendit të Kosovës në lidhje me vrasjen e vëllezërve Bytyçi, në seancën e sotme, duke kërkuar zbardhjen e rastit dhe dënimin e përgjegjësve për këtë krim, është hap jashtëzakonisht i rëndësishëm. Serbia duhet të ndalojë së mohuari krimet e saj në Kosovë dhe ta pranojë përgjegjësinë për fushatën e spastrimit etnik dhe mijëra viktima civile. Kosova nuk do të ndalet derisa përgjegjësit të sillen para drejtësisë.