Sulmuesi i Olympique Marseille, Mario Balotelli, rrezikon pezullim deri në tetë ndeshje, për shkak se ia theu hundën një lojtari kundërshtar në një incident pa top, gjatë ndeshjes kundër Bordeaux.

Në ndeshjen që Marseille e humbi me rezultat 2-0, Balotelli e goditi me bërryl Pablo Castron duke ia thyer hundën.

Në rast se dënohet, suspendimi do të jetë nga pesë deri në tetë ndeshje moslojë.