Juventusi ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Milanit në derbin e javës në Serie A, i vlefshëm për javën e 31-të.

Goli i vetëm në pjesën e parë erdhi në minutën e 39-të dhe ishte Krzysztof Piatek, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Timeou Bakayoko.

Ishte minuta e 60-të e ndeshjes kur vendasit gjetën golin e barazimit 1-1 me anë të Paolo Dybalas, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë.

Në minutën e 84-të ishte talenti i madh, Moise Kean, i cili arriti të shënojë për 2-1 dhe t’ia sigurojë fitoren Juventusit.