Këngëtarja Dua Lipa ka nisur një turne për të ndihmuar të varfërit në Liban.

“Unë kam pasur një përvojë shumë të mirë me praninë time në Liban për tri ditët e fundit, ku kemi punuar me UNICEF-in, duke u takuar me fëmijët në vendbanimet me refugjatë, trajnimin e të rinjve dhe programet për ndërtimin e aftësive. Në veçanti dua të flas për refugjatët pasi ndjej që kam një lidhje personale kur shoh njerëzit të përshtaten me çdo rrethanë në të cilën janë futur për shkak të konfliktit. Asnjë familje ose fëmijë nuk dëshiron të largohet nga shtëpia. Të gjithë kanë ëndrra. Ata të gjithë e meritojnë barazinë dhe një vend që është i përshtatshëm të jetojnë, të mësojnë dhe të arrijnë potencialin e tyre të plotë”, ka shkruar në një status Dua.

Por poshtë këtij statusi ka pasur edhe të atillë të cilët kanë kërkuar që Dua ta bëj këtë gjë edhe në Kosovë.

“Ndihmoni njerëzit e juaj, Dua, shumë shqiptarë të Kosovës vuajnë sepse nuk kanë shtëpi dhe nuk kanë bukë për të ngrenë. Tani ju shkoni në Lindjen e Mesme për të ndihmuar arabët, por harroni njerëzit tuaj”, ka shkruar ky komentues.

“Kam hapur një fondacion në Kosovë për të bërë të njëjtën gjë që nga viti 2016. Quhet Sunny Hill Foundation. Mund të shikoni për gjithë punën që kemi bërë që nga ajo kohë përmes ueb-faqes tonë”, ishte replika e Duas.