Ish-mesfushori i Juventusit, Cluadio Marchisio, beson se Cristiano Ronaldo është një kampion, por se as talentet e tij nuk janë të mjaftueshme për t’ia garantuar bardhezinjve kurorën e Ligës së Kampionëve.

Juventusi investoi shumë të madhe parash për ta transferuar portugezit që ta arrijë triumfin në Ligën e Kampionëve, mirëpo ky tentim i tyre dështoi.

Legjenda e Juventusit Marichisio nuk është i habitur nga ky dështim i ish-klubit të tij, pasi që beson se një lojtar nuk mund të ta sjellë i vetëm suksesin në Evropë.

“Nga ajo që e pashë unë verën para se të largohesha nga Torino, gjithçka sillej rreth tij sepse ai e ngriti nivelin e çdo lojtarit dhe na dha shumë vetëbesim. Por, një kampion, sado i madh që të jetë, nuk mund të të garantojë sukses”, ka thënë Marchisio.

“Përndryshe, Ronaldo dhe Messi do t’i kishin fituar 10 apo 15 titujt e fundit të Ligës së Kampionëve. Ëndrra u shua sepse nuk ka dyshim për një gjë: futbolli nuk është shkence ekzakte”.