Deputeti i Nismës Social Demokrate, Milaim Zeka, ka bërë një propozim interesant në seancën që është duke u mbajtur sot.

Ai në fjalën e tij gjatë kohës kur po diskutohej për burgjet, tha se të burgosurve do të duhej të ju sigurohej një dhomë e veçantë.

Sipas tij, kjo dhomë do të mund të shfrytëzohej nga të burgosurit gjatë takimit me gratë apo të dashurit e tyre.

“Të kenë edhe një dhomë të posaçme që të rrinë me të dashurit e tyre, qoftë gruan, qoftë dashnoren”, tha ai.

Ai tha se do të angazhohen që të tregohen human ndaj njerëzve të dënuar që ata të gëzojnë të gjitha të drejtat tyre.