Një nga familjet më të pasura të Francës iu është përgjigjur menjëherë thirrjeve të presidentit të vendit për të ndihmuar në rindërtimin e katedrales dhe ka premtuar 100 milionë euro për të rindërtuar ikonën e Parisit.

“Babai dhe unë vendosëm që menjëherë të nxjerrim nga fondet e Artemis një shumë prej 100 milionë euro për të marrë pjesë në përpjekjet që do të jenë të nevojshme për rindërtimin e plotë të Notre Dame”, tha François-Henri Pinault, në një deklaratë të cituar nga Le Figaro dhe media të tjera franceze.