Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të financojë ndërtimin e Qendrës Rinore në Deçan.

Për këtë arsye, ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, do të qëndrojë në këtë komunë ku do të nënshkruajë edhe memorandumin e bashkëpunimit për këtë projekt.

Gashi do të pritet nga kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, në ora 14:00.