Në katedralen Notre Dame në Paris ka shpërthyer një zjarr i madh, kanë njoftuar ekipet emergjente të Francës.

Siç raporton Reuters duke u thirrur në deklaratat e dëshmitarëve okularë, në këto momente po del tym i zi dhe zjarr nga katedralja.

Ekipet e zjarrfikësve dhe ato emergjente kanë dalë në terren dhe deri më tani nuk dihet shkaku që qoi në këtë incident dhe gjithashtu nuk dihet nëse ka të lënduar.