Komuna e Gjakovës ka paralajmëruar subjektet afariste të kësaj komune se të hënën e 22 prillit duhet të pushojnë për shkak të festës së Pashkëve katolike, duke i qëndruar zotimit kështu që të respektohet ligji nga të gjithë.

“Drejtoria për Punë Inspektuese kërkon që të respektohen dispozitat e rregullores në fuqi, në të kundërtën i paralajmëron të gjithë pronaret dhe personat përgjegjës së në raste se Inspektoret e Tregut konstatojnë se ushtrohet veprimtaria ekonomike me datën 22.04.2019, ditë e hënë, do gjobiten si dhe do të ju ndalohet përkohësisht ushtrimi i veprimtarisë që është në kundërshtim me nenin 14 të Rregullores Nr.110/04-16337 e datës 06.07.2017 Për orarin e punës së veprimtarive afariste dhe OJQ-ve në Komunën e Gjakovës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjakovës.

Sipas tyre, përjashtim nga kjo bëjnë veprimtaritë afariste si hoteleri, furrat e bukës, sallonet e ondulimit, veprimtaritë shëndetësore barnatore, ordinanca e ngjashëm, si dhe pikat e shitjes së karburanteve.