Cristiano Ronaldo u ka premtuar tifozëve të Juventusit se do të jetë pjesë e skuadrës së “Zonjës së Vjetër” edhe sezonin e ardhshëm, duke i dhënë fund spekulimeve se dëshiron të largohet nga Torino.

Superylli portugez, i cili iu bashkua Juventusi nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, u bë futbollisti i parë që fiton tituj në Angli, Spanjë dhe Itali, pasi Juventusi e siguroi sot titullin e Serisë A

Menjëherë pas këtyre ndeshjeve, Ronaldo u pyet për spekulimet, që filluan pas eliminimit tronditës të Juventusit nga Liga e Kampionëve, se portugezi dëshiron të largohet nga klubi italian. Këto spekulime i mohoi portugezi.

“A do të jem në Juventus sezonin tjetër? 1000 për qind”, tha Ronaldo.